Publikohen pamjet e reagimit të policisë ndaj sulmueses së shkollës në ShBA
Një ish-nxënëse vrau tre fëmijë dhe tre të rritur në një shkollë fillore të Krishterimit të hënën në Nashville të ShBA-së të hënën, e armatosur me dy armë “të stilit sulmues” dhe një pistoletë. Autoritetet kanë publikuar pamje nga kamerat e vendosura në trupat e policëve, kur ata futen në shkollë dhe ballafaqohen me sulmuesen.
Në pamje shihet se me të arritur në vendin e ngjarjes, një veturë e policisë ishte goditur në xhamin e përparmë nga sulmuesja e dyshuar.
Paralajmërim: Videoja e mëposhtme përmban skenë me tensione dhe të shtëna.
Më pas, një punëtore e shkollës shihet duke informuar një polic për vendndodhjen e fëmijëve dhe vendndodhjen e mundshme të sulmueses.
Pasi u futën në katin e parë, policët dëgjuan të shtëna në katin e dytë, raporton televizioni BBC.
“Është lart, po tingëllon sikur është lart”- dëgjohet duke thënë një polic.
Kur shkuan në katin e dytë, policët e panë sulmuesen.
Dy nga pesë policët që po merrnin pjesë në aksion hapën zjarr në drejtim të sulmueses, duke e vrarë atë.

