Publikohen emra e 5 prokurorëve që synojnë postin e Kryeprokurorit të Shtetit
Janë publikuar emrat e prokurorëve që kanë konkuruar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në konkursin për kryeprokuror të shtetit, i cilit është mbyllur të mërkurën më 10 qershor, “Betimi për Drejtësi” ka siguruar emrat e prokurorëve që kanë aplikuar për këtë pozitë.
Këta janë pesë emrat:
Atdhe Dema– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
Rafet Halimi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
Shqipdon Fazliu– Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,
Zejnullah Gashi– Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.