Pse po ‘kallet’ Shqipëria? Rrëfime protestuesish nga Laçi, Shkodra, Bulqiza e Tirana për Nacionalen - NACIONALE

Pse po ‘kallet’ Shqipëria? Rrëfime protestuesish nga Laçi, Shkodra, Bulqiza e Tirana për Nacionalen

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Me fillimin e marsit çmimet e produkteve bazike në Shqipëri u rritёn drastikisht. Rritja e çmimeve rriti edhe ankesat e qytetarëve. Mediet sociale u mbushёn me thirrje pёr protesta nё Tiranё gjë që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që po protestonte me një kauzë të tillë. Rritjen e çmimeve po e ndjente tash e sa kohё edhe Elton Laska. Juristit i bёnin pёrshtypje edhe thirrjet pёr protesta pasi besonte se protestat nuk duhej të mbaheshin vetëm nё kryeqytet, ani pse si target pёr tё protestuar e shihte qeverinё e udhёhequr nga Edi Rama.

Me njё grusht shokёsh nisi thirrjet pёr tё protestuar nё Laç tё Kurbinit. Dhjetëra laçian dolёn nё shesh me thirrjet ndaj qeverisё shqiptare pёr tё ndёrhyrё karshi rritjes sё çmimeve tё naftёs, miellit, biletave tё udhёtimit; e rritjes enorme tё kostos sё jetёs nё Shqipёri, nё pёrgjithёsi.

“Shumё qytetarё na shikonin [rrugёve] me kureshtje nga kafenetё dhe s’u bashkuan, pavarёsisht se thonin qё ёshtё protestё e drejtё, [por] kishte nga ata qё ndaluan dhe na u bashkuan”, thotё 39-vjeçari për gazetën Nacionale.

Ashtu-kёshtu, jeta nё Laç tё Kurbinit ёshtё shumё e varfёr, sipas Laskaj. “Papunёsia, mungesa e jetёs sociale, si dhe infrastruktura e dobёt” - janё disa nga shqetёsimet qё ngre ai. Tërmeti i nëntorit 2019 e ka lёnё pa spital bashkiak Kurbinin dhe që nga atëherë kanё protestuar, por s’i ka dёgjuar kush.

“Edhe sot gjendemi pa njё spital”, thotё Laskaj duke shtuar se qyteza e tij ёshtё e fundit nё nivel kombёtar pёr nga transparenca e komunave.

Shumё nga laçianёt qё protestuan sё bashku me Elton Laskaj, tё nesёrmen e protestes sё tyre, u nisën pёr Tiranё. Nё kryeqendrёn e Shqipёrisё po protestohej qё prej 9 marsit. Çmimi i njё litri naftё shkonte deri nё 2.2 euro, mё i larti nё rajon, pёrderisa Shqipёria mbetet ndёr shtetet mё tё varfra dhe me emigrimin mё tё lartё nё Evropё.

“Po nuk ranё çmimet, do bjerё qeveria”, “Poshtë qeveria e oligarkëve”, “Ulni taksat”, “KUSH Mbjell uri, do korrë revoltë”, “Shqipëria e Manes dhe e Çetit” apo “Taksoni oligarkët” ishin thirrjet e mijëra protestuesve që buçisnin në sheshet e Tiranës.

Akitvistja Viki Cipi tash e disa vite, e nё shumё protesta, ka dalë nёpёr këto sheshe pёr tё protestuar. Ajo kujton se disa thirrje ishin shpёrndarё ditё mё parё pёr protesta, por thirrja e sё mёrkurёs, 9 mars, u shpёrnda masivisht dhe mori jehonё të madhe.

“Për ditë me radhë qytetarët zgjoheshin me çmimin e naftës të rritur me 10%, 20% apo 30% brenda natës. Çmimet e ushqimeve dhe të produkteve të tjera po ashtu”, thotë ajo. Dhe, sipas Cipit, qeveria jo vetëm që u ishte dorëzuar, por edhe u la dorë të lirë “oligarkëve të tregut të naftës, tregtarëve të mëdhenj dhe spekulantëve”.

Po ashtu, ajo akuzon kryeministrin Rama se sa herë që ai dilte dhe justifikonte rritjen e çmimeve me luftën në Ukrainë, nuk zgjaste disa orë deri në rritjen e radhës së çmimeve, përfshirë edhe të produkteve ushqimore.

“Deklaratat e Ministres së Energjitikës, Belinda Balluku, që qytetarët të lëviznin në këmbë dhe jo me makina, e acaruan më tej opinionin publik. Kjo me sa duket e bëri situatën të padurueshme, edhe në radhët e qytetarëve mbështetës të qeverisë, aq më tepër duke marrë parasysh masat që nisën të merrnin shumë shtete fqinje”, thotë Cipi për masivizimin e protestave e protestuesve.

Në vetëm pak ditë çmimi naftёs u rrit me 50%, tregon për Nacionale Nebih Bushaj nga Shkodra. Sipas tij, kjo pati efekt domino edhe tek çmimet e produkteve tjera, “pёr shembull, sot bukёn nё lagjen time e kam blerё me 10 lekё mё shumё, e ushqimet tjera edhe mё shtrenjtё [se kaq]”, tregon ai.

Por, Nebih Bushaj që studion arkitekturë, protestat s’i sheh vetëm për rritjet e fundit të çmimeve, por më shumë si akumulim i mllefit ndaj qeverisjes së 8 viteve të fundit nga kryeministri Edi Rama.

“Protestat e ditëve të fundit bartin jo vetëm pakënaqësinë ndaj rritjes së kostos së jetesës por edhe një mori pakënaqësish të mbledhura ditë-pas-dite si shkak i keq-qeverisjes, korrupsionit dhe dhunës së pushtetit ekonomik dhe politik,” – argumenton Bushaj.

Ama kryeministri Rama nuk i ka fort pёr qejfi protestuesit. Cinik e i ashpёr ndaj tyre u tregua edhe kёsaj here.

“[...] Sot Shqipëria është një nga dhjetra e dhjetra vendet që po sheh pasojat e një lufte ku bombat e raketat bien në Ukrainë, ndërsa këtu lufta paraqitet me faturat. Ky është fakt. Të diskutosh këtë është të marrësh rrugët të turpërosh kombin, shtetin tënd në sy të gjithë kombeve tjera që janë në krahë të Ukrainës. Të jesh në krahë të Ukrainës duhet të të pranosh që je në luftë. Kur vendet e mëdha vendosën sanksione vendosën të paguajnë një çmim” – u drejtohej Rama protestuesve.

Mirëpo, pavarësisht deklaratave të tij, kryeministri Rama sikur u tërhoq shkarazi dhe thirri në takim biznismenët naftëtarë.

“Shteti nuk i kontrollon çmimet. Asnjëherë nuk i shkoj teorisë se shteti duhet të kontrollojë çmimet, kudo që është bërë kjo ka dështuar, [por] këto janë historira të një kohe paqeje, kjo [sot] është një kohë lufte, dhe unë kërkoj [drejtuar naftëtarëve] solidaritetin tuaj. Unë po u kërkoj angazhimin tuaj me hir, ndërsa ligji do u kërkojë me pahirë,” – shtoi Edi Rama, duke vazhduar se “brenda 24h, qeveria do të kalojë akt normativ. Qeveria do të hyjë në administrimin e naftës, bashkë me ju [drejtuar naftëtarëve]”.

Zërave se mundësitë janë që kohëve të fundit çmimet janë rritur artificialisht, sikur ju bashkua edhe vet kryeminstri Rama. Ai ju tha naftëtarëve biznesmen fjalët si vijon: “kjo është një mundësi e artë të shpërlaheni nga çdo mëkat… është pjesë e jetës… dhe të riktheheni fuqishëm pastaj; të larë nga mëkatet dhe të vazhdoni të fitoni kur gjërat, me ndihmën e zotit, të normalizohen.”

Por, aktivistja e Organizatës Politike, Cipi, thotë se në Shqipëri është krijuar një sistem oligarkik ku pak njerëz janë pasuar dhe udhëheqin me vendin. Ajo merr shembull rastin e naftës ku Shqipëria ani pse ka rezerva të naftës mban ndër çmimet më të larta në “botë sa i përket fuqisë blerëse”.

“Ka 18 vjet që Bankers Petroleum nxjerr mijëra tonelata naftë në ditë, të cilën e eksporton, por nuk i jep asgjë shtetit shqiptar, me justifikimin që del me humbje. Ama prapë qëndron, madje drejtorin ekzekutiv e paguan rreth 600 mijë euro në muaj,” – vazhdon akuzat aktivistja.

Po ashtu, ajo përmend se Shqipëria ka rafinerinë më të madhe në Ballkan, me nënprodukte cilësore, por që tashmë s’e zotëron as fizikisht, pasi është shembur.

“Në vitin 2008 u privatizua në mënyrë korruptive nga Qeveria Berisha dhe u zhyt në borxhe, mungesë investimesh dhe degradim teknologjik. Edi Rama premtoi hetim, vënie para përgjegjësisë dhe më tej investim, por pas ardhjes në pushtet vijoi atë që kishte nisur Sali Berisha. U sollën disa “investitorë strategjikë”, “amerikanë nga zonat përreth Ballshit” që e zhytën edhe më shumë në borxhe kompaninë dhe e degraduan edhe më tej rafinerinë për shkak të mungesës së investimeve.” – shpjegon ajo

Më shumë se 800 naftëtarë u lanë pa punë dhe me shumë paga të prapambetura, duke detyruar edhe gratë naftëtare të futeshin në grevë urie në vjeshtën e vitit 2020.Në dhjetor të vitit që lamë pas nisi shkatërrimi edhe fizik i rafinerisë, repartet dhe teknologjia e së cilës u shit për skrap për vetëm 9 milionë euro. Për ata që nuk e dinë, ajo është një rafineri aq e madhe sa që shtrihet në një territor gati më të madh sesa vetë qyteti i Ballshit.

“Shkatërrimi i asaj rafinerie, nëse do të hetohej siç duhej do të çonte prapa hekurave qindra pushtetarë nga viti 2008 e deri më sot. Edi Rama, përmes shkatërrimit edhe fizik të saj, me sa duket “fshehu kufomën pas krimit”” – vazhdon Cipi.

Bushaj në anën tjetër numëron protestat e studentëve për të drejtën e shkollimit, të minatorëve e naftëtarëve për të drejtat në punë, femistëve për heshtjen e shtetit karshi dhunës dhe diskriminimit gjinor, apo edhe të ambientalistëve kundër shkatërrimit dhe zaptimit të natyrës në Shqipëri, si dhe emigracionit masiv të shqiptarëve – përgjatë vitit 2019. Shqipëria renditej e dyta për kërkesa të azilit ekonomik nëpër shtetet e Bashkimit Evropian, duke u krahasuar me kërkesat e sirianëve që ishin në luftë apo edhe afganëve që po ashtu gjendeshin në luftë.

“Po të dëgjosh me vëmendje fjalimet e qytetarëve vëren shtresëzime të shumta pakënaqësish të cilat po artikulohen deri në një farë mase,” – vazhdon Bushaj.

Rritja e naftёs ndezi Shqipёrinё.

Studentёt u ngritёn nё Korçё dhe u pёrplasёn me policinё, ata shpёrthyen kordonin e policisё dhe vazhduan tё qёndronin pёr orё nёpёr rrugёt e qytetit. Disa prej tyre u arrestuan nga policia. Protesta pati edhe nё qytetet tjera, ndёr to edhe nё qytezёn minerare tё Bulqizёs, dhe qё shumicёn e galerive dikur e kishte nёn pronёsi Saimir Mane që nga protestuesit po quhet si oligark.

Pakënaqësia e madhe me qeverisjen dhe një notë pakënaqësie me opozitën i quan protestat në Bulqizë, gazetari Sami Curri. Sipas tij, bulqizakët vetëm vazhduan protesta në rang kombëtar pasi ditëve të fundit ka pasur një abuzim të frikshëm me çmimet e produkteve.

“Mielli është shitur 30-40% më shtrenjtë se para një muaji,” – thotë ai, duke vazhduar se kjo protestë është ndër të paktat pa dallime politike.

Në shesh gjen të gjitha kategoritë që preken nga kjo kosto e lartë e jetesës, dhe se çmimet rriten çdo ditë, ndërsa pagat qoftë minimale apo edhe mesatare, “...janë më të ultat në rajon” shton ai.

“E veçanta është se këto protesta po zhvillohen vetëm në Bulqizë dhe jo në të gjithë qarkun Dibër, e cila përbëhet nga katër bashki (Klos, Mat, Bulqizë dhe Dibër),” – thotë gazetari që jeton në Bulqizë dhe që është arrestuar nga policia kur qyetatarët bllokuan një prej rrugëve kyçe të Bashkisë së Peshkopisë. “Por gjithashtu mund të them se zhvillimet e fundit ishin edhe një shkëndi revolte për koston e jetesës”.

Në protestat e fundit të arrestuar pati nëpër gjitha qytetet ku u protestuar.

GjykaKa e Tiranës i cilësoi të paligjshme të shtunën arrestimet me akuzën e grumbullimit të paligjshëm dhe liroi nga qelitë të arrestuarit.

Reagimi i ashpër i policisë, duke arrestuar disa aktivistë dhe qytetarë, sipas Viki Cipit, “edhe pse nuk kishin bërë asgjë të kundërligjshme, pati jehonë dhe ndikoi në masivizimin e protestave pasardhëse.” Për aktivisten, kjo kishte edhe një të mirë, pasi kështu u ndikua “mospërfshirja dhe mbatja larg e partive politike dhe figurave të tyre publike,” që sipas saj vetëm do e dëmonte kauzën.

Nё vazhdёn e akuzave pёr korrupsion tё qeverisё Rama, pёrmenden vazhdimisht konsesionet apo edhe PPP-ё; ku qeveria nënshkruan kontrata me kompani private, jep nën shfrytëzim a menaxhim asete, pasuri publike apo shërbime publike me kontrata afatgjate nëse ato investojnë shuma të caktuara financiare — qoftë në infrastrukturë, pajisje, kryerje të shërbimeve e tjera. Mirëpo, kjo qasje shpeshherë është kritikuar nga aktivistë, gazetarë apo ekspertë ekonomikë, sipas të cilëve kontratat shpesh nuk respektohen nga privatët, apo edhe janë lidhur duke korruptuar zyrtarët shtetëror.

Gjatë qeverisjes tetë-vjeçare të Edi Ramës dy ministra të tij janë arrestuar dhe gjykuar (apo po gjykohen) për korrupsion apo shpërdorim të detyrës zyrtare: Ish-ministri i Brendshëm, Samir Tahiri, është dënuar nga gjykata me 3 vite e 4 muaj burg; ndërsa ish-ministri Lefter Koka po qëndron në paraburgim nën akuzat për korrupsion.

Për aktivistën Cipi, në Shqipëri janë pasuruar një grup i vogël që pasurinë marramendëse e kanë krijuar në mënyrë spekulative, kriminale ose prej lidhjeve me politikën dhe favoreve të fituara prej saj (tendera korruptivë, koncesione etj). Këta biznismenë, që ajo i quan oligarkë, kanë ndikim të madh në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit. “Ka shumë ligje që hartohen apo politika që ndërmerren veç për interes të tyre, institucione publikë të instrumentalizuar, media të kapura,” – thotë Cipi.

“Por ka një tjetër arsye shumë të fortë se ajo rafineri [Bllashit] u asgjesua edhe fizikisht, që lidhet me çmimin e naftës sot. Rafineria e Ballshit, edhe në gjendjen e saj më të keqe mund të përpunonte naftë sa për të furnizuar më shumë se 1/3 e tregut të brendshëm. Në këtë situatë krize, do i jepte frymëmarrje e shpëtim ekonomisë. Por kjo nuk u interesonte oligarkëve dhe importuesve të mëdhenj të tregut të hidrokarbureve, konkretisht dhe më shumë Shefqet Kastratit, prandaj prej ndërhyrjeve të tij dhe ortakërisë me pushtetarët rafineria e Ballshit sot është shfarosur.”

Lajme të ngjashme