Pse po i përmendin Kurtit kaq shumë “qershiat e pshurrta”? - NACIONALE

Pse po i përmendin Kurtit kaq shumë “qershiat e pshurrta”?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shumë komentues e shumë qytetarë po i përmendin Kurtit “qershiat e pshurrta” për të shprehur mllefin/gëzimin/zhgënjimin me qëndrimet e ndërruara të tij. Çka na thotë alegoria?

Kurti gjatë ditës së djeshme u pajtua që të niste menjëherë punën për Nenin 7, ku përmendej termi problematik “vetëmenaxhim”.

Shumë komentues po i përmendin atij “qershitë e pshurrta”.

Çka është puna e tyre?

Në fakt, bëhet fjalë për një anekdotë që kryepersonazh e kishte Nasredin Hoxhën (i njohur edhe si Mulla Nasredini), figurë e famshme e folklorit mysliman.

Ky personazh rrëfehej se pas një udhëtimi të gjatë, e duke qenë i uritur, ishte ndalur para një qershie. Aty ai ha aq shumë sa ato i mundojnë stomakun. Dhe, meqë s’mund të ndalet së ngrëni, ai merr vendim që të pshurr mbi qershitë e mbetura. Në mbarim të ditës, Nasredini kthehet të njëjtës rrugë, dhe fatkeqësisht prapë është i uritur. Ai e di se qershitë që ndodheshin në tokë, ishin urinuar prej vetë atij... por megjithatë, krijon bindjen se disa megjithatë i kishin shpëtuar urinës së tij. Dhe kësisoji, ai nis të hajë një nga një secilën qershi që gjen në tokë me bindjen se nuk i ka urinuar, derisa përfundon duke i ngrënë të gjitha.

Më poshtë mund të lexoni për 50 qëndrimet më interesante të shkelura nga Albin Kurti:

Lajme të ngjashme