‘Pse nuk u bërlivshe qe 20 vjet. Ti je bërlivë’: Përplasja e ashpër Sherifi – Gashi (E transkriptuar)
Bilall Sherifi i Nismës dhe analisti Shkëlzen Gashi, patën një debat të ashpër mbrëmë në emisionin Pressing.
Nacionale sjell të transkriptuar pjesën më interesante të saj:
Sherifi: Dallim ka Albin Kurti që ka ndërru vijë, ka kalu prej kundërshtarit të Asociacionit në luftëtar për Asociacionin.
Unë kurrë nuk do ta kisha besu që Albin Kurti do ta merrte vendimin për Manastirin. Ai ka qitë flakë sa ka qenë në opozitë. Ai ka kalu te qendra e le të themi ‘regjimit të vjetër’.
Nëse mund të themi që ai ka pasë një vision të kundërt me ata që kanë qenë në pushtet.
Qysh mundesh me dalë në një pol tjetër, përtej Asociacionit, kur bota po na e kërkon.
Pra edhe Albin Kurti është brenda doktrinës së regjimit të vjetër sepse nuk mundet me dalë përtej tyne. Krejt të tjerat janë lojëra taktike.
Gashi: Kurti nuk ka lyp zgjedhje, gazetarja e pyet, thotë zgjedhje po kërkon PDK, edhe thotë nëse dojnë me shku në zgjedhje, shkojmë në zgjedhje.
Nuk e ka hapë i pari temën e zgjedhjeve.
E vetmja forcë politike opozitare, qe një vit është PDK.
Sherifi: Jo krejt kanë lypë zgjedhje, përmes dorëheqjes.
Gashi: Kur armiqësohen forcat politike, edhe i thotë njeri i Serbisë Albinit, edhe ma e randë, tha u rekrutu në burg, skandal e rriti edhe 2-3% me qato, më fal po nuk jam psikologu po ai është çrregullim psikosomatik.
Mas asaj që i ka thënë njeri i Serbisë, ai e ka pritë në kullë në Gllogjan, i thojke gëzuar mirë se ke ardhë, njeri i Serbisë.
Sherifi: Kallxom ti mu, masi ke qaq i meçëm, pse nuk arriti mos me e nxjerr Asociacionin të parin në tavolinë. Nuk i ka bindë, po vazhdojnë me ia majtë në qafë Asociacionin.
Gashi: O ka me iu mujtë apet ka me iu sakatu.
Sherifi: O gajle nuk e kam atë punë.
Gashi: S’po ka opozitë.
Sherifi: Që vjen Shkëlzeni në derexhe..edhe definicionin për ndershmërinë e deformon kaq shumë, nuk do ta kisha besu. Të thuash është e ndershme me shku në një banesë për 300 euro në muaj qira, është e pandershme.
Gashi: Nuk e thash ashtu..
Sherifi: ma gjej mu një banesë 400 metra katrorë, për ato para
Gashi: Po nuk ta gjej, se ti ke prona, pse me ta gjetë.
Sherifi: Po m’i përdredhë fjalët o Shkëlzen.
Gashi: Premtimi që e bani para se me hy në studio, është se nuk ka me m’ndërpre kur foli. Por tash po më ndërprenë.
Sherifi: I thu e ndershme qirasë, shitja e banesës në funksion të komunitetit edhe marrja e banesës e ndershme po thu. Nuk është i ndershëm ai njeri.
Gashi: Pse nuk ishe ti i shqetësumë kur për 20 vjet këta tjerët vjedhshin kështu, grabitshin. Pse nuk u bërlivshe nëpër studio qysh po bërlivesh tash.
Sherifi: Nëse dikush është bërlivë qito 20 vjet je ti.
Gashi: Duhesh me m’lanë me kry, fakti që ti po më ndërpren, kallxon shumë mirë që e vërteta është ajo që po e them unë.
Sherifi: E pandershme, 400 metra katrorë.