Pse Kushtetuesja dha 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit?
Gjykata Kushtetuese ka dhënë afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e Presidentit. Por pse ndodhi kjo?
Përgjigjen e gjemë në pikën 184 dhe 185. Aty thuhet se në rastin konkret ky Kuvend u konstituua dhe punoi vetëm 26 ditë, prandaj nuk u konsumua afati 60 ditësh.
184: “Në mënyrë specifike, duke iu rikthyer kontekstit të rrethanave aktuale, Gjykata thekson se marrë për bazë faktin që Legjislatura e X-të e Kuvendit të Republikës së Kosovës është konstituuar më 11 shkurt 2026, afati gjashtëdhjetë (60) ditor ka filluar nga kjo datë, dhe është pezulluar/ndalur në ditën e njëzet e gjashtë (26-të), përkatësisht më 9 mars 2026, ditën kur Gjykata vendosi masën e përkohshme ndaj Dekretit të kontestuar të Presidentes.
185. Prandaj, marrë parasysh faktin e konstituimit të Kuvendit më 11 shkurt 2026, Gjykata, vlerëson se Kuvendi nuk ka arritur të konsumojë periudhën gjashtëdhjetë (60) ditore për zgjedhjen e Presidentit. Rrjedhimisht dhe në kontekst të domosdoshmërisë së vazhdimit të funksionimit të institucioneve shtetërore, të Presidentit dhe Kuvendit, Gjykata vlerëson se Kuvendi i ka në dispozicion edhe tridhjetë e katër (34) ditë për të vazhduar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Pra, Presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë pasi të kaloj mandate i Presidentit aktual, por në rastin specifik, ky Kuvend nuk ekzistoi për 60 ditë, por vetëm 26, prandaj duhet të provoj edhe 34 ditë të tjera.