Pse? Kurti në gazetën spanjolle “El Mundo” dy herë flet për “çështjen e Kosovës” - NACIONALE

Pse? Kurti në gazetën spanjolle “El Mundo” dy herë flet për “çështjen e Kosovës”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Si togfjalësh “çështja e Kosovës” (The Kosovo Issue / spanj: La cuestion de Kosovo) ka marrë fund me zgjidhjen e statusit përfundimtar, pavarësimin e vendit dhe njohjen ndërkombëtare të saj, por Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përdorur saktësisht të njëjtin frazim.

Kështu në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundi” ai dy herë i është referuar si “çëshjta e Kosovës” (la cuestion de Kosovo).

Duke folur për Josep Borrell-in dhe krizat që kanë pllakosur kontinentin që nga pandemia dhe agresioni rus, tha se “...këto lanë më pak hapësirë për rajonin, në veçanti për të adresuar çështjen e Kosovës”.

Në tjetrën herë që e përdori ishte duke mos vendosur paralele mes, siç tha ai, “çështjes së Kosovës” dhe asaj të Katalonisë.

Lajme të ngjashme