PSD në aksion: Shtrohen para qeverisë 205 mijë nënshkrimet e peticionit kundër Asociacionit - NACIONALE

PSD në aksion: Shtrohen para qeverisë 205 mijë nënshkrimet e peticionit kundër Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokratike (PSD) ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës.

PSD ka shpalosur të gjitha nënshkrimet që ishin mbledhur nga peticioni i Vetëvendosjes, ku ishin mbledhur 205 mijë nënshkrime që kundërshtonin marrëveshjet e nëshkruara në vitin 2015.

PSD i ka bashkuar të gjitha nënshkrimet dhe i ka shtrirë para ndërtesës së qeverisë.

Në këtë aksion ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë, Dardan Molliqaj dhe anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik.

Më poshtë mund t’i shikon fotot që ka shkrepur fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli:

Lajme të ngjashme