Hoxha e pyet Muratin: A na kishin kushtu më shumë mercenarët a ushtarët e UÇK-së?
Profesori në Norvegji dhe njohësi i çështjeve politike, Abit Hoxha, ka drejtuar një pyetje për ministrin Hekuran Murati me rastin e Epopesë së UÇK-së.
Ai i ka rikujtuar deklaratat e Muratit për mercenarët dhe ushtarët e UÇK-së.
“Ok, tash a ma shume na kishin kushtu mercenaret me i pagu për Luften Çlirimtare apo veteranet e UÇK i dashur minister Murati?”, ka shkruar Hoxha.
Ok, tash a ma shume na kishin kushtu mercenaret me i pagu për Luften Çlirimtare apo veteranet e UÇK i dashur minister Murati? #miremengjeskosove #kosovasuigeneris
— Abit Hoxha (@abithoxha) March 6, 2023