PSD-ja gjobitet edhe nga Policia e Kosovës
Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka bërë me dije se kjo parti është gjobitur edhe nga Policia e Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se gjoba e policisë ka të bëj më protestën e fundit.
Sipas saj, dënimi është për moslajmërim të protestës.
“Edhe një gjobë e re ndaj PSD-së, sot 🙄. Tash për protestën e fundit. Në raport të policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftu, publiku, bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua. Nëse dojnë prej neve me ua ofru skenaret e protesave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk ka me ndodhë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk munden me u cenu prej asnjë pushteti. Ato janë tonat. Shantazhi me financa ka filluar pasi nuk iu shkoi ajo me polici. Dobët, dobët”, ka shkruar Rrusta.