PSD-ja beson se ripërcaktimi i kufijve me Serbinë është zgjidhja më e mirë - NACIONALE

PSD-ja beson se ripërcaktimi i kufijve me Serbinë është zgjidhja më e mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate tash e një kohë ka bërë të qartë qëndrimin e tyre se një ripërcaktim i kufijve do të ishte zgjidhje më e mirë mes Kosovës dhe Serbisë.

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni beson se kështu do të përfillej edhe vullneti i shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Kjo i bie me e përfill vullnetin e shqiptarëve në Luginë dhe vullnetin e serbëve të Kosovës”, - tha Hyseni në T7.

Mirëpo, Hyseni në njërën anë nuk beson se kryeministri Kurti do t’i kthehej kësaj ideje.

“Zotri Kurti nuk shkon përgjatë kësaj ideje”, - tha Zgjim Hyseni.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Kurti tha se Kosova mund ta pranoj propozimin e planit fanko-gjerman, si një bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme