PSD i bashkohet protestës: Nesër protestojmë. Hajde në shesh në ora 18:00 - NACIONALE

PSD i bashkohet protestës: Nesër protestojmë. Hajde në shesh në ora 18:00

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqjat ka bërë të ditur se nesër do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së.

Në lidhje me këtë ka njoftuar aktivisti i kësaj partie, Zgjim Hyseni.

Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se se në ditën kur veteranët u përjashtuan nga paga minimale, dy anëtarëve të VV-së që u arrestuan sot iu gjetën 60 mijë euro.

Kjo Qeveri ka mbledhur rreth vetes përmbajtjet më reaksionare të shoqërisë. Janë truq sikur lëmsh: hipokrizi deri në qiell, servilosje deri në gjunjëzim; korrupsion e racizëm urban.

Ditën kur i përjashtoi veteranët nga paga minimale, nga Ministria e nga Partia u zunë me 60 mijë euro nën tepih. Kaq është brenga e tyre për abuzimin. Janë pa skrupuj, nëse nuk rezistojmë nuk dinë të ndalur. Nesër në shesh!”, ka shkruar Hyseni.

Ditën kur i përjashtoi veteranët nga paga minimale, nga Ministria e nga Partia u zunë me 60 mijë euro nën tepih. Kaq është brenga e tyre për abuzimin. Janë pa skrupuj, nëse nuk rezistojmë nuk dinë të ndalur. Nesër në shesh”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme