PSD e shfaq Kurtin në pankartë si “pinokio”: "Kryemashtrues" - NACIONALE

PSD e shfaq Kurtin në pankartë si “pinokio”: "Kryemashtrues"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur një baner të kryeministrit, Albin Kurti, i cili duket si “Pinokio”.

Për këtë aktivitet ka folur Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi, i cili ka thënë se aksioni është bërë të ftuar qytetarët në protestën që do të mbahet me 25 mars.

Nushi ka thënë se Kurti ka gënjyer në raport me dialogun me Serbinë.

Hunda e gjatë e mashtrimit të madh! Hunda e gjatë e Pinokios, Kurtit i erdhi si pasojë; shkeli mbi çdo parim e në fund, për të ruajtur pushtetin, e solli Asociacionin. Rezistenca ndaj Zajednicës është e drejtë dhe e vërtetë, anipse Kurti po del të jetë një kryemashtrues. Dëmi që na pret është i madh, prandaj rezistenca duhet të jetë e madhe. Me 25 Mars protestojmë!” – thuhet në njoftimin e PSD-së.

Lajme të ngjashme