"Ne nuk bëjmë hile": Vuçiq thotë se Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme - NACIONALE

"Ne nuk bëjmë hile": Vuçiq thotë se Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur sërish për Marrëveshjen e Ohrit të datës 18 mars gjatë një takimi me kryediplomatin italian Antonio Tajani.

Vuçiq u shpreh se Serbia “nuk kishte përdorur asnjëherë hile” dhe se do të zbatonte atë që kishte thënë se do të zbatonte.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një deklaratë dërguar Nacionales, kishte thënë që nuk priste që Serbia të zbatonte atë që për të cilën ishte marrë vesh.

Por, çka tha Vuçiqi?

Ky është mesazhi im për krejt ata që kanë folur për këtë çështje. Për dallim prej të gjithë atyre, ne nuk kemi përdorur kurrë hile. Ajo çfarë kam thënë në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Serbisë, dhe asaj se çfarë kam thënë në Ohër, e në Bruksel dhe ajo çka i kam thënë pesëshes (së emisarëve ndërkombëtarë) në Beograd, e përsëris çdo ditë,” – u shpreh z. Vuçiq në konferencën për media me Tajanin, përcjell Tanjug.

Ai e quajti marrëveshjen ligjërisht të obligueshme pavarësisht që nuk e kishte nënshkruar.

Lajme të ngjashme