Provokimi që u lejua: Si dhe kah hyri në Kosovë djali i Vuçiqit? Tregon Xhelal Sveçla
Dje në festën e Vidovdanit, Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte në Kosovë.
Më sakt, Danilo mori pjesë në festën e Vidovdanit në Graçanicë, ku u mblodhën qindra serbë, festë që kaloi pa ndonjë problem. Ai e kishte të veshur një fanelë me një mbishkrim provukues: “Dorëzimi nuk është opsion”, të cilën gjatë kthimit në Serbia ia konfiskoi Policia e Kosovës.
Një ditë pas, gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, e pyeti ministrin e Punëve të Mbrendshme, Xhelal Sveçla, se si e ku hyri djali i Vuçiqit në Kosovë.
“Me gjasë, në Merdare” – ishte përgjigja me propabilitet e Sveçlës.
Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon e plotë: