Protestuesit shqiptarë tregojnë vendosmëri, paralajmërojnë protesta 24 orë
Protesta kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.
Në ditën e tetë të kësaj proteste, organizatorët kanë vazhduar të kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata kanë bërë me dije se nuk do të largohen nga sheshi derisa Qeveria të merr masat për të plotësuar kërkesat e tyre.
Si çdo ditë tjetër, edhe të shtunën ata janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë për t’i bërë thirrjet e tyre.
Protestuesit kanë bërë thirrje për rezistencë, duke paralajmëruar se protestën tani e tutje do ta vazhdojnë edhe gjatë natës.
Para protestueseve, aktivisti Adriatik Lapaj, ka prezantuar kërkesat e protestuesve.
“Kjo është një protestë për dinjitetin, për nënat e baballarët e këtij vendi për gjyshërit tanë, që fëmijët e këtij vendi të mos ikin më. Ky shesh këta qytetarë kanë arritur të bashkohemi përballë arrogancës duke ndalur rritjen e çmimit të naftës duke i detyruar ta ulin, duke i detyruar të kalojnë nga teoria ‘shteti nuk ka lidhje me teorinë ne po bëjmë sa mundemi ata munden më shumë se ato nuk janë lekët e tyre ato janë lekët tuaja. Ndaj kurajo, duhet kurajo, secili nga ju duhet të ketë kurajo ne duhet t’i ndalim ne i detyruam të ndalen, të ulin çmimin të ngrenë borde e do i detyrojmë bashkë të na trajtojnë me dinjitet”, ka thënë ai.
Protesta e shqiptarëve kanë filluar më 7 marsit, kur çmimet e produkteve të konsumit, të shërbimeve dhe transportit pësuan rritje drastike.
Brenda 24 orëve, çmimi i naftës u kushtoi atyre 30-35 lekë më shumë se një ditë më parë.
Rama vazhdon ta injoroi protestën
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar ta injorojë protestën e qytetarëve.
Derisa qindra shqiptarë protestoni para Zyrës së Kryeministrit, Rama kishte zgjedhur të takonte fermerët e Durrësit për t’i njohur me paketën e rezistencës sociale.
Para fermerëve, ai ka deklaruar se qeveria nuk do t’i heq taksat e naftës. “Idea që hiqni taksat e naftës, është e lehtë për ta thënë, por llogaria bëhet me të gjithë. Nëse heqim taksat e naftës nuk kemi se çfarë të kompensojmë pjesën tjetër. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë. Kush goditet nga taksat e naftës? Goditën ata që kanë vetura. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë. Ne po subvencionojmë çmimin e biletës që të mos rritet çmimi. Goditen fermerët. Kjo është e vërtetë. Dhe prandaj kemi një fond që fermerët të marrin një sasi nafte që të mos kenë probleme”, ka deklaruar Rama.
Që nga fillimi i revoltës, Edi Rama i ka konsideruar si “protestat më të turpshme, që Shqipëria as ka pasur as s’do të ketë ndonjëherë”.
Ai ka kritikuar edhe ata që e mbështesin këtë proteste.
Paketa shtatë pikeshe e Qeverisë
Ditë më parë, kryeministri Rama ka prezantuar paketë me shtatë pika, ku përfshihen masat e ndërmarra nga qeveria për krizën e çmimeve.
E para është derdhja e menjëhershme e 3.6 milionë lekëve për të indeksuar pensionet.
Pika e dytë do të jetë kompensimi i çmimeve të shportës për 434 mijë përfitues.
Gjithashtu, pika e tretë do të jetë mbështetja për fermerët, me naftë pa taksa do të shkojë në 1.5 miliardë dollarë.
Pika e katërt është mbështetja për qytetarët që përdorin linjat urbane, duke depozituar 500 milionë lekë. Kështu nuk do të preket çmimi i biletës.
Po ashtu, do të futet në fuqi ligji, për përgjysmim e taksës për pagat mbi 500 mijë lekë të vjetër.
Pika e gjashtë, është rritja e pagës minimale, që në muajin prill shkon 320 mijë lekë të vjetër.
Kurse, e fundit, është mbrojtja e çmimit të energjisë – qeveria do të depozitojë 200 milionë dollarë.