"Protestuesit" pro-Kurtit e kundër analistëve, këta të fundit ua kthejnë me ironi - NACIONALE

"Protestuesit" pro-Kurtit e kundër analistëve, këta të fundit ua kthejnë me ironi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë e çuditshme, në përkrahje të kryeministrit Albin Kurti dhe të Presidentës Vjosa Osmani. Kjo proestë u organizua Albert Shabani, një djalosh nga Açareva e Skenderajt, i cili mbledhi një numër qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

Në këtë protestë u kritikua opozita, u kritikuan mediat e analistët, madje edhe ndërkombëtarët. U mbështetën Kurti e Osmani, duke i krahasuar edhe me komandantin Adem Jashari.

Organizuesi i kësaj proteste, Albert Shabani gjatë fjalimit që mbajti para protestuesve i dërgoi një mesazh mediave dhe analistëve.

Shabani tha analistët që po prononcohen, po shihen të njëanshëmm duke ia mbajtur krahun opozitës.

Duhet t’ua japim një mesazh edhe mediave, e analistëve të cilët po prononcohen e po shihet të njëanshëm duke ia mbajtur krahun opozitës. Punën po e bëni me informacione të pavërteta. Ju mundeni me bo cka të doni, por me këtë popull kurrë e sa të jemi gjallë.” - deklaroi Albert Shabani para qytetarëve.

Në protestë gjithashtu u tha që analistët të dalin edhe para gjyqit, ku një nga thirrjet ishte “të sillen para gjyqi të gjithë analistët që janë kundër shtetit të Kosovës.”

Pas kësaj analistët reaguar për protestën duke ironizuar dhe komentuar numrin e qytetarëve.

I pari që reagoi, ishte analisti dhe gazetari, Ilir Mirena, ku ka komentuar grumbullimin e sotëm në Prishtinë të disa qytetarëve në përkrahje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mirena ka ironizuar duke publikuar një fotografi ku duket një numër shumë i vogël i pjesëmarrësve.

Ai ka përmendur edhe organizimin në Tentovë të mbajtur të premten ku mori pjesë Kurti dhe performoi grupi i njohur muzikor, Elita5.

Pamje nga protesta gjithekombetare, ne Prishtine, ne mbeshtetje te Albin Kurtit. Te kishi thirre Eliten 5 kane mujt m’u mbledh sa n’Tetove, po garant s’jeni kujtu…” – ka shkruar Mirena në profilin e tij në Facebook.

Reagim rreth protestës bëri edhe analisti dhe gazetari, Vehbi Kajtazi, ku ka ironizuar me protestën, gjithsesi të çuditshme “pro Kurtit”, që u zhvillua këtë të diele në kryeqytet.

Kajtazi ka shkruar se nuk ka mundur të mbërrijë me kohë në Prishtinë, përndryshe do t’i ndalte për drekë, të gjithë protestuesit pro Kurtit.

Siç duket gazetari Kajtazi, insiprimin për një shaka të tillë e ka gjetur pikërisht tek numri jo i madh i protestueseve/mbështetës të Kurtit.

Nuk mujta me mberri me kohe ne Prishtine se e pata njejte krejt protestuesit pro Kurtit me i ndale ne dreke. Per neve kane dale ata. Nuk bon me i leshu pa buke.” – ka shkruar Kajtazi.

Ndërsa në një status të dytë, Kajtazi ka vazhduar përsëri me komentuar protestën pro-Kurtit.

Ai tutje i është drejtuar qytetarëve duke i thënë se mirë që kanë protestuar kundër ndërkombëtarëve, opozitës dhe mediave, por pse brohorisni, UÇK, UÇK, kur krejt pushtetin e keni anti-UÇK.

Ju mire qe keni protestu kunder nderkombetareve, opozites e mediave! Po pse bertitshit UÇK, UÇK kur dihet se krejt pushtetin e keni anti-UÇK!” – ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në Facebook.

Reagim rreth kësaj protestë bëri edhe profesori universitar dhe analisti, Blerim Latifi, i cili ka komentuar kërkesën që “analistët të sillen para gjyqit”.

Protestën e sotme ai e ka përshkruan me thënien “Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallaku njerëzor; dhe vetëm për Universin nuk jam i sigurt.”

Kjo protesta e sotme në Prishtinë, në të cilën iu dha përkrahje pushtetit dhe u kërkua që "analistët të sillen para gjyqit" më kujtoi atë thënien e cila rëndom i përshkruhet Ajnshtajnit: "Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallaku njerëzor; dhe vetëm për Universin nuk jam i sigurt”. – ka shkruar Latifi në Facebook.

Lajme të ngjashme