Protesta kundër Speciales, Latifi: Sot protestojmë kundër padrejtësive, lufta jonë ishte e pastër dhe e drejtë
Protestë gjithëpopullore e vlerësoi kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale e cila ka mbushur sheshin përplot me njerëz anekënd Kosovës.
“Protesta besoj që është masive, është gjithëpopullore për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për përmbushje të qëllimit të popullit shqiptar”.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, e pastër, e kulluar se si të tillë e çmojmë ne sot, do ta çmojnë brezat që vijnë, e sot protestojmë kundër padrejtësive që po u bëhen luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale”, u shpreh tutje ai.