Protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës përmes fotografive
Grupi “Asnjë cent më shumë” kanë organizuar protestë sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë marshuar deri tek Ministria e Ekonomisë, kundër rritjes së çmimit të rrymës.
Një numër i madh i qytetarëve i është bashkuar kësaj thirrje duke protestuar kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës.
Gazeta Nacionale ka publikuar disa fotografi përmes të cilave tregohet protesta e sotme, të realizuara nga fotografi, Visar Kadrolli.







