Protesta e serbëve në Graçanicë, Policia: Rruga Prishtinë – Gjilan do të jetë e bllokuar edhe sot
Policia e Kosovës njofton se edhe sot do të bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, për shkak të protestës së serbëve që do të mbahet nga ora 11:30 në Graçanicë për arrestimin e Dragisha Millenkoviq që dyshohet për krime lufte.
Policia njofton se rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.
‘’ Njoftim për bllokim të rrugës. Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës’’- thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që gjatë kësaj kohe të kenë mirëkuptim dhe të shfrytëzohen rrugët alternative.
‘’ Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative’’- thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: