Protesta e PD-së në Shqipëri: Sulm me molotov drejt Kryeministrisë - NACIONALE

Protesta e PD-së në Shqipëri: Sulm me molotov drejt Kryeministrisë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike u shënjua me akte dhune dhe përplasje mes protestueve dhe forcave të rendit, teksa mbështetësit e opozitës sulmuan me koktejle molotovi dhe fishekzjarrë godinën e Kryeministrisë. Përshkallëzimi i situatës ndodhi menjëherë pas përfundimit të fjalës së liderit Sali Berisha.

Pas sulmit ndaj selisë së qeverisë, tensionet u zhvendosën pranë godinës së Kuvendit, ku,sipas raportimeve të mediave shqiptare, u shënuan përplasje me forcat e rendit. Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, duke përdorur sprej, siç raportohet.

Pas përfundimit të tubimit të Partisë Demokratike, policia raportohet se ka nsiur ndalimin e personave përgjegjës për incidentet. Deri më tani, është konfirmuar ABC News ka raportuar se tre persona janë shoqëruar në policis, nën akuzën e hedhjes së koktejleve molotov dhe lëndëve piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë.

Tubimi nisi rreth orës 17:00, kur Berisha dhe simpatizantët marshuan nga selia e PD-së me kërkesën kryesore për largimin e Edi Ramës. Në thirrjet e tij drejtuar qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve, Berisha kërkoi që t’i bëhej "gjyqi kryeministrit" dhe që qytetarët të ngriheshin në lartësinë e misionit për të rikthyer shpresën dhe lirinë.

Para përzhkallëzimit të protestës, Berisha dha një mesazh për qytetarët:

“Të nderuar drejtues të PD-së, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë. Vëllezër e motra, do ta nis këtë fjalë me një mesazh, që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë. Mesazhi im është ky. Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit, asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores sonë. Sot ne jemi pranë triumfit të madh. Shumëkujt triumfi mund t’i duket ende larg, kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë jo e lehtë.

Një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime orvelliane ndaj nesh por dhe një qëndresë stoike. Sakrifica të dhimbshme ndaj nesh.”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme