Propozohet Fatmire Kollçaku për presidente, në Kuvend i lexohet biografia
Aktualisht në Kuvendin e Kosovës po bëhet propozimi për kandidate për presidente i Fatmire Kollçakut, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti Artan Barashi po e lexon biografinë e saj.
Më herët, VV e propozoi Glauk Konjufcën për kandidat për president.
Ndërkohë, seanca për zgjedhjen e presidentit po vijon edhe më tej, me 64 deputetë të pranishëm.
Ata të opozitës, siç edhe kanë paralajmëruar, nuk po marrin pjesë.