Propozimi i LDK-së për qeveri të tranzicionit, PDK-ja sot e jep qëndrimin e saj - NACIONALE

Propozimi i LDK-së për qeveri të tranzicionit, PDK-ja sot e jep qëndrimin e saj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesia e PDK-së sot do të diskutojë në lidhje me propozimin e LDK-së për qeveri nacionale të tranzicionit.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti qëndrimin e saj rreth këtij propozimi do ta jep pas mbledhje së Kryesisë.

“Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Sipas tij, PDK-ja të gjitha zhvillimet politike i diskuton në mbledhjet e rregullta të Kryesisë.

“Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme