Propagandon Zyra për Kosovën në Beograd: Blazhiq u sulmua shkaku që është serb - NACIONALE

Propagandon Zyra për Kosovën në Beograd: Blazhiq u sulmua shkaku që është serb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

E ashtuquajtura zyra për Kosovë në Beograd, ka dalë me një deklaratë pas gjuajtjes me gurë drejt veturës së drejtuar nga shtetasi serb, Sasha Blazhiq në Suhodoll.

Kosovo Online raporton se në deklaratën e dhënë nga kjo zyrë, thuhet se Blazhiq i cili po ngiste një veturë me targa të Kragujevcit është sulmuar për shkak se është serb.

“Sonte në vendbanimin multietnik Suvi Dol është gjuajtur me gurë vetura e drejtuar nga Sasha Blažić. Fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, ndërsa vetura është dëmtuar. Ai ka qenë duke vozitur një veturë me targa të Kragujevcit, gjë që tregon pa mëdyshje se është sulmuar sepse është serb”, - shkruhet në deklaratën e së ashtuquajturës zyrë për Kosovë.

Bëhet e ditur se në këtë deklaratë gjithashtu theksohet se që nga nisja e vitit të ri, është vërejtur një numër i shtuar i incidenteve ndaj serbëve që jetojnë në zonat multietnike në Kosovë, veçanërisht në Suhudoll.

E për një gjë të tillë, sipas kësaj zyre fajin e ka prania e policisë së Kosovës nga jugu, që ndodhen aty 'jo për të mbrojtur shqiptarët por për të mundësuar sulme ndaj serbëve'.

“Kjo tregon qartë se policët e Kosovës nga jugu, të cilët janë të dislokuar ilegalisht në zonat multietnike në veri të Kosovës, nuk janë aty për të mbrojtur shqiptarët, por për të mundësuar një sulm të papenguar ndaj serbëve. Vetëm pak ditë Më parë në Suhodoll është rrahur djali Llazar M dhe dje një shqiptar i panjohur ka qëlluar disa herë në ajër, gjë që tregon se objektivat dhe viktimat e vetme janë serbët dhe se prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka një stimulim efekt inkurajues ndaj ekstremistëve shqiptarë”, - raportohet të jetë thënë në deklaratën e dhënë.

Lajme të ngjashme