Prokuroria Speciale së bashku me AKI-në dhe policinë arrestojnë një grua në Mitrovicë, dyshohet për spiunazh - NACIONALE

Prokuroria Speciale së bashku me AKI-në dhe policinë arrestojnë një grua në Mitrovicë, dyshohet për spiunazh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë arrestuar një grua në Mitrovicë, pasi që e njëta dyshohet se ka kryer veprën penale “spiunazh”.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe është duke vazhduar bastisja e banesës së saj nga njësistet relevante të Policisë së Kosovës.

“E njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.

Ndërkohë, prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme