Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për të dyshuarin për spiunazh - NACIONALE

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për të dyshuarin për spiunazh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin për veprën penale “spiunazhi”.

I dyshuari A.V dyshohet edhe për veprën penalen “mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftim i plotë:

Prishtinë, 27 qershor 2024 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se kundër të pandehurit: A.V. i ka paraqitur sot kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Spiunazhi” nga neni 124 par. 3 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së.

Lajme të ngjashme