Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj L.D për sulmin ndaj KFOR-it e Policisë në veri të vendit - NACIONALE

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj L.D për sulmin ndaj KFOR-it e Policisë në veri të vendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për një person, i cili dyshohet se u përfshi në sulmet ndaj KFOR-it, në kohën e protestave të dhunshme në veri të vendit.

“Sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.”.

E plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri për veprat penale: Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”

Prishtinë, 15 tetor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit L.D, për shkak të kryerjes së veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 4 lidhur me par 2 dhe nenin 31 të KPRK, si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm” nga neni 404 par 1 lidhur me nenin 31 të KPRK.

Sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal.

Lajme të ngjashme