Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy pronarëve të bizneseve, pushteti e shfrytëzon kundër mediave
Prokuroria Speciale ka ngritur të premten aktakuzë ndaj tetë personave për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe shpërlarje parash”. Ndërkohë, më pas u raportua se dy prej personave në fjalë, janë pronarë biznesesh, gjë të cilën, Lëvizja Vetëvendosje e shfrytëzoi për t’i sulmuar mediat.
Të premten, në një njoftim për media, Prokuroria Speciale mes tjerash njoftoi:
“Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizik: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridik: “M…”, “AHK” dhe “QKK”.
Nuk kaloi shumë kohë, pushteti nisi ta shfrytëzojë këtë situatë për të sulmuar mediat, duke ngritur pretendime pa fakte.
Ishte ajo që njihet si “masha” e VV-së, Dejona Mihali që në një shkrim në rrjetin social Facebook, e shfrytëzoi aktakuzën në fjalë kundër disa mediave, përfshirë Nacionalen.
“Interesant si nuk i rrodhi sot Prokurorisë Speciale diku Aktakuza: “pastrim parash” e njoftuar po sot për Pronarin e t7, Gazeta Express dhe Spitalit Amerikan në Kosovë.
Asnjë insajdderi, dhe asnjë paparazzi a nacionali nuk i paska shkuar sinjalizimi.” – ka shkruar ajo.
Gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, ka reaguar ndaj kësaj, duke thënë fillimisht se nuk lënda nuk ka lidhje me mediat e përmendura nga Mihali.
“Asnje lidhje nuk e kam as me T7 as me Express, e as me pronarin (Klodin), por ia vlen te thuhet qe aktakuza, pra landa, nuk e ka bash asnje lidhje me keto dy media, qe i permend shoqja Dejone. Kjo e para.
E dyta, qysh eshte e mundun qe shoqja Dejone e paska harru edhe pronarin e nje TV tjeter (Ekremin), qe gjithashtu eshte pjese e aktakuzes, madje e te njejtes aktakuze?” – ka thënë ai.
Buzhala ka shtuar: “A mos ndoshta, sepse e konsideron Partine dhe zedhenesin e Partise te afert me te? heheheheheh. Hipokrite”.
Tutje, gazetari ka pyetur se “a janë prokurorët apo jo të mirë”, duke marrë parasysh se të njëjtit kanë arrestuar Nagip Krasniqin, ish-kryeshefin e KEK-ut që merrte urdhra nga Mihali, siç konfirmohet në disa mesazhe të publikuara nga Nacionales para pak javësh.
“A jane te njejtit prokuror, qe po ta thirrin Albinin deshmitar per krimin e rezervave shteterore?
A jane te njejtit prokuror, qe qe po ta hetojne Martinin per krimet me Serbine.
Kqyre, me kane biznes i madh e me ra ndesh me ligjet eshte sen koxha normal ne kapitalizem dhe demokraci, mirepo me kane kryeminister, e minister, e me i vjedhe paret tona, kjo eshte skandaloze.” – ka përfunduar Buzhala.