Prokuroria, mjeku Isuf Zekaj nuk është arrestuar ende - NACIONALE

Prokuroria, mjeku Isuf Zekaj nuk është arrestuar ende

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së martë të 10 janarit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy kirurgë në spitalin e Vushtrrisë si të dyshuar për marrje ryshfeti, ndërsa i treti është ende në kërkim. Tre kirurgët poashtu janë suspenduar nga puna në këtë spital. E nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës të enjtën dhanë detaje se doktori Isuf Zekaj ende nuk është arrestuar. “Deri tani i dyshuari me iniciale I.Z., nuk është arrestuar”, thanë nga Prokuria.

Ndërkohë sa i përket të pandehurit Ekrem Sefiu gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. “....kurse ka refuzuar kërkesën e PTH Mitrovicë për caktimin e paraburgimit, mirëpo Prokuroria Themelore në Mitrovicë brenda afatit ligjor do të paraqes ankesë ndaj vendimit të gjykatës,”- kane sqaruar tutje nga Prokuroria.

Deri tani i dyshuari me iniciale I.Z., nuk është arrestuar. Sa i përket të pandehurit E.S., gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, kurse ka refuzuar kërkesën e PTH Mitrovicë për caktimin e paraburgimit, mirëpo Prokuroria Themelore në Mitrovicë brenda afatit ligjor do të paraqes ankesë ndaj vendimit të gjykatës.”- thuhet në përgjigjjen e plotë të Prokurorisë.

Lajme të ngjashme