Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes - NACIONALE

Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes

2 javë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar arrestimin e sportistit Akil Gjakova, i akuzuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Ai ka njoftuar se Prokuroria autorizuar Policinë e Kosovës për të arrestuar sportistin nga Peja.

“Prokurori i shetit ka pranuar një procesverbal te një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës se dëmtuar se ka element te veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e te dyshuarit dhe marrjën e masave ligjore ndaj tij”, ka thënë për Nacionalen Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë.

Si ndodhi rasti?

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova raportohet se është denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë.

Sipas mediumit “Insajderi”, Akil Gjakova kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshortja, derisa kjo ishte përgjigjur me një padi, ku mes tjerash, ka deponuar fakte se sportisti i njohur ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Mediumi mes tjerash raporton se gjykatësi Driton Noci ka parë dosjen dhe ka kërkuar që rasti të shkojë në prokurori. Megjithatë, raportohet se kur shkresa i shkoi prokurores Lumturie Hoxha, nuk është hapur rast.

Policia ndërkaq, deri më tani nuk e ka konfirmuar rastin për mediumin.

Ndërkohë, Gjakova është pyetur nga “Sinjali” në lidhje me këtë çështje.

“Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me folë për këtë temë…” – citohet se ka thënë ai.

Lajme të ngjashme