Prokuroria jep detaje për shpërthimin në Zubin Potok: Po punohet në zbardhjen e rastit
Prokuror kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dal tashmë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në Zubin Potok.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se prokurori është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë antiterrorit.
“Po, në vendin e ngjarjes ka dalur menjëherë prokurori kujdestar bashkë me ekipet e Policisë, është në kontakt dhe bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë e Antiterrorit. Është duke u punuar për zbardhjen e këtij rasti.” – bëri të ditur për Nacionalen, Preteni.