Prokuroria e Shtetit përcjell procesin zgjedhor, Qalaj viziton dhomën operative - NACIONALE

Prokuroria e Shtetit përcjell procesin zgjedhor, Qalaj viziton dhomën operative

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka vizituar sot dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë vizitës, Qalaj u informua nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, për funksionimin dhe angazhimet e kësaj dhome në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit, dhoma operative ka për qëllim mbrojtjen e votës së lirë dhe garantimin e integritetit të zgjedhjeve. Qalaj vlerësoi punën e stafit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe reagimit të shpejtë ndaj parregullsive eventuale, për të siguruar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente.

Lajme të ngjashme