“Prokuror, dorëzohu”, Lushaku Sadriu: Po të ndodhte ky kërcënim në ndonjë shtet tjetër do të pasonte dorëheqja - NACIONALE

“Prokuror, dorëzohu”, Lushaku Sadriu: Po të ndodhte ky kërcënim në ndonjë shtet tjetër do të pasonte dorëheqja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu ka thënë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka kërcënuar prokurorin duke i thënë ‘dorëzohu’.

Sipas Lushakut – Sadriu nëse ky kërcënim do të ndodhte në një shtet demokratik, ende pa kaluar dita do të pasonte dorëheqja ose shkarkimi.

Po sipas saj, tek ne ende nuk po shkarkohet ambasadori milioner Martini, pse me dhanë dorëheqje ministrja Haxhiu?!

Si, asnjëherë më parë, një ministre e paska kërcënuar prokurorin e shtetit duke i thënë 'dorëzohu'. Ministrja e drejtësisë Haxhiu. Po të ndodhte ky kërcënim në ndonjë shtet tjetër demokratik, ende pa kaluar dita do të pasonte dorëheqja ose shkarkimi. Por, kur nuk po shkarkohet ende ambasadori milioner Martini, pse me dhanë dorëheqje ministrja Haxhiu?! Kosova ka nevojë për prokurorë që NUK DORËZOHEN, posaqërisht kur kërcënohen nga ministra. Për të mirën e Kosovës!” – ka shkruar ajo në Facebook.

Lajme të ngjashme