Projektligjin për Byronë Shtetërore PDK-ja e dërgon në Kushtetuese - NACIONALE

Projektligjin për Byronë Shtetërore PDK-ja e dërgon në Kushtetuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në PDK, Përparim Gruda në një prononcim për “Betimin për Drejtësi” e ka konfirmuar këtë gjë.

Kujtojmë se me datë 9 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë këtë projektligj.

Vlen të theksohet se sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar.

Lajme të ngjashme