Miratohen raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për byronë shtetërore
Komisioni për Legjislacion, mandate, imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit sot ka mbajtur mbledhjën e radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Në këtë mbledhje gjatë votimit, gjashtë deputet kanë qenë pro, ndonëse deputetët e opozitës nuk morën pjesë fare në këtë votim.
Anëtari i komisionit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Driton Selmanaj, ka thënë se raportet e tilla posedojnë vlerësime abstrakte për byronë.
Një kunderpërgjigjie për këtë, kishte kryetari i komisionit për legjislacion, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Adnan Rrustemi, i cili tha se këto vlerësime janë të komisioneve të tjera, të cilat ata nuk mund t’i komentojnë.
