Projektligji për shëndetin riprodhues dështon përsëri në Kuvend
Dështon për herë të tret projektligji për shëndetin riprodhues
Ka dështuar për herë të tretë votimi i projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor në Kuvendin e Kosovës.
Ani pse, në Kuvend kishte më shumë deputetët, në dy herët e para të votimit, ligji mori më pak se 60 vota.
Ky projektligj nuk ka arritur të miratohet as në tentimin e tretë të deputetëve.
Projektligji në fjalë kishte nxitur debat që kur u prezantua për herë të parë në Parlament, madje edhe disa deputetë të pushtetit kishin dal kundër.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani kishte kundërshtuar këtë ide, ku kjo kishte nxitur përplasjen me bashkepartiaken e tij, Saranda Bogujevci.
Projektligji parasheh që shërbimi IVF të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tash mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.
