Dorëzohet ministri Murati, Gashi i LDK-së thotë se mjetet financiare i janë kthyer komunave - NACIONALE

Dorëzohet ministri Murati, Gashi i LDK-së thotë se mjetet financiare i janë kthyer komunave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se mjetet financiare i janë kthyer komunave.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga sot 37.5 milionë euro të komunave i janë kthyer komunave, sipas tij atyre që u takojnë.

Ai tutje ka shkruar në Facebook se kjo e drejt ishte dhe është e drejtë e pakontestueshme e komunave, ngase është e garantuar me ligj dhe kushtetutë.

“Mjetet financiare të komunave u kthehen komunave. Urime Prishtinë e urime kryeqytetas. Urime qytetarë të të gjitha komunave! Nga sot, 37.5 milion euro të komunave u kthehen komunave, u kthehen atyre që u takojnë; i kthehen realizimit të projekteve për të mirën e kryeqytetasve dhe të qytetarëve të çdo komune. E drejta e komunave triumfoi. E drejta e qytetarëve për realizimin e projekteve të tyre triumfoi. Kjo e drejtë, ishte dhe është e drejtë e pakontestueshme e komunave, ngase është e garantuar me ligj dhe kushtetutë. Urime për të gjithë!” – ka shkruar Gashi.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria e Financave.

Lajme të ngjashme