Komunat i kërkojnë urgjentisht Qeverisë ndryshimin e ligjit për zhbllokimin e mjeteve vetanake - NACIONALE

Komunat i kërkojnë urgjentisht Qeverisë ndryshimin e ligjit për zhbllokimin e mjeteve vetanake

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që në mënyrë urgjente të zhbllokohen të hyrat vetanake të komunave.

Përmes një kërkese, drejtuar kryeparlamentarit Konjufca, kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati, kryetari i AKK-së, Agim Aliuk, ka kërkuar ndryshimin e nenit 9 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 08/L-193 Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023.

Në kërkesën që e ka siguruar gazeta Nacionale, tregohet mënyra e ndryshimit të këtij ligji.

“Prandaj, në zbatim të dispozitave kushtetuese, kërkojmë nga ana juaj që urgjentisht të ndërmerrni veprimet për Plotësimin dhe Ndryshimin e nenit 9 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 08/L-193 Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023, me përmbajtjen si në vijim: ‘Bilancet e pashpenzuara te të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022 dhe nga vitet paraprake, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2023 sipas autorizimeve të LMFPP- së dhe aprovuar me vendim të Kuvendit të Komunës’”, është thënë në kërkesën e Asociacionit.

Në kërkesë tregohet pasojat që po sjell për komunat bllokimi i këtyre mjeteve.

Si pasojë e mos plotësimit dhe ndryshimit të nenit 9 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 08/L-193 Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023, Komunat e Kosovës, nuk po arrijnë që t’i shpenzojë rreth 37.5 milion euro, të cilat duhet të jenë në funksion të realizimit te projekteve zhvillimore në interes të qytetarëve të Komunave. Edhe njëherë, jemi të obliguar t’ju njoftojmë se nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit të sipër theksuar, atëherë me qindra projekte nëpër Komuna e të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit dhe nuk do të zbatohen edhe do të mbesin peng”, thuhet në kërkesë.

Pezullimi i të hyrave vetanake bllokon marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Shkaku i pezullimit të këtyre mjeteve është bllokuar edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend është bllokuar. Para dy jave, pozita dhe opozita nuk janë pajtuar për zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave. Deputetët e opozitës kanë bërë me dije se nuk do të votojnë asnjë marrëveshja pa zhbllokimin e këtyre mjeteve, kurse Qeveria ka thënë se fajet për bllokim të mjeteve i ka ligji.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë, nuk është hedhur fare në votim në Kuvend. Kjo pasi pa votat e opozitës nuk mund të ratifikohej kjo marrëveshje.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se pa zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave nuk do të voton asgjë në kuvend.

Deputetja e kësaj partie, Vlora Dumoshi ka thënë se për zhbllokimin e këtyre marrëveshjeve topi është të Ministria e Financave.

E falënderojmë shtetin e Francës për këtë bashkëfinancim të bursave për studentet e Kosovës dhe vota e jonë në kushte normale do të ishte “për”. Por si grup parlament e kemi marrë një vendim politik që është i njohur tani. Arsyeja është deri ministri i Financave t`i zhbllokojë mjetet e komunave, ne nuk do të votojmë “pro” për asnjë pikë të rendit të ditës. Nëse ministri del dhe zotohet se do t`i zhbllokojë mjetet vetanake të komunave të Kosovës ne do të votojmë për”, ka thënë Dumoshi.

Më pas, Ministri i Financave, Hekuran Murati, është munduar të sqarohet duke thënë se Qeveria nuk po i bllokon këto të hyra.

Sipas tij, problemi është të amandamenti i LDK-së që e ka bërë për alokimin e këtyre mjeteve.

Ai ka thënë se LDK-ja amendamentin e saj për Ligjin për Buxhetin ka përmendur zhbllokimin e mjeteve të komunave vetëm për vitin 2022.

As që bëhet fjalë për bllokim të fondeve të komunave. Çka është problemi, është një amendament i Grupit parlamentar të LDK-së, sepse amendamenti që keni bërë ju ka qenë gabim. Nëse kërkohet nga ju që unë ta korrigjoj si ministër atë gabim që e keni bërë ju, unë e bëj, por duhet të vije kërkesa nga ju”, ka deklaruar Murati.

Kërkesat e komunave ndaj Qeverisë

Një ditë me parë, kryeministri Albin Kurti i ka pritur në takim kryetarët e komunave. Në këtë takim, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu ia ka prezantuar Kurtit kërkesat e komunave.

Në mesin e 7 kërkesave, ai ka thënë se zhbllokimi i të hyrave vetanake është urgjente.

1 - kundërshtimi për bartjen e përgjegjesisë së faljes së tatimit në pronë te komuant sepse kjo cenon të hyrat vetanake nga të cilat varen në masë të madhe projektet kapitale në komuna. 2 - urgjentisht të barten mjetet e të hyrave vetanake të komuave për momentin të pezulluara. 3 - te themelohet granti i 4 që do krijojë barazi financiar për komunat e Kosovës”, ka thënë Aliu.

Si kërkesë të katërt, ka qenë përshpejtimi i nxjerrjes së akteve nënligjore në bazë të Ligjit të ri për zyrtarët publikë që rregullojnë procedurat e rekurtimit në komuna, me theks lejimin e listës pritëse në arsim dhe shëndetësi.

5 - Komunave t’i kthehen pronat nga AKP-ja, prona këto që janë të përcaktuar dhe të shpallura me interes publik e për të cilat komunat i kanë nisur procedurat e projekteve dhe kanë njoftuar me shkrim nivelin qendror. 6 - Të krijohen mekanaizma ligjor për bartje e pronave të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve për zhvillim të projekteve dhe të ketë shmanige të procedurave burokratike për dhënien e lejeve për zhvillimn e projektve komuanle. 7 - Të mos lejohet që zonat ekononike në komuant të mos kalojnë në nivelin qëndror po të vazhdohet të administrohen nga komuna”, ka thënë Aliu.

Në adresimin e tij, kryeministri Kurti nuk ka dhënë ndonjë garanci se këto kërkesa do ta plotësohen.

Herën e fundit u takuam për të diskutuar një temë specifike, atë të energjisë së ripërtrishme, ndërsa sot nga Asociacioni i Komunave janë listuar disa tema, të cilat janë me rëndësi për nivelin lokal; që nga tatimi në pronë, pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Agjencia e Pyjeve, e deri tek buxheti i komunave dhe procedurat e rekrutimit në shërbimin publik”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme