Projekti 20-milionësh 'përplasi' vartësit e Kurtit me Pecin: Me kë u bë kryeministri? - NACIONALE

Projekti 20-milionësh 'përplasi' vartësit e Kurtit me Pecin: Me kë u bë kryeministri?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një projekt 20-milionësh ka krijuar momente të sikletshme në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti për shkak të përplasjes ku kryeprotagonist ishte ministër Faton Peci.

Projekti në fjalë do të financohej me 10.2 milionë euro nga Qeveria Federale e Gjermanisë dhe me 10 milionë euro tjera nga ministria e drejtuar nga Faton Peci.

Qëllimi ishte diversifikimi i aktiviteteve bujqësore në zonat rurale e më pak të zhvilluara të Kosovës.

Por, gjithçka mori teposhtëzen kur ministri për Komunitete dhe Kthim kërkoi që të lehtësoheshin kriteret për komunitetet joshumicë.

Ministria e Bujqësisë ka kritere shumë të rrepta dhe të larta.” – u shpreh mes tjerash ai, duke kërkuar publikisht mirëkuptimin e ministrit.

Redzepi, Peci, Rashiq

Por, dukshëm më e zëshme në kërkesën e saj ishte zv. kryeministrja Emilia Redzepi, nga komuniteti boshnjak.

“Ne e përkrahim këtë iniciativë të z. Rashiq, dhe është e pamundur që tërë këto vite të mos kemi kurrfarë përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë në fushën e përkrahjes së fermerëve që vijnë nga komunitetet jo-shumicë pikërisht për ato kriteret që janë qe 20 vjet. Shpresojmë që ministri të ketë parasysh këtë,” – tha jo në fjalën e saj.

Më pas, fjalën e mori ministri Peci që pretendoi se projekti në fjalë nuk bënte përjashtim për asnjë komunitet, por edhe e pati një kundërsulm të ashpër.

“Është krejt e pavërtetë ajo që thotë zv. kryeministrja Rexhepi, kur thotë që komunitetet nuk kanë përfitu. Përkundrazi, kanë përfitu mjaft... mjafton të shkosh në Mamushë. Komuna e Mamushës për vitin 2022 i ka fitu 3 milionë euro grante. Ndërsa kërkesat që i ki ti në vazhdimësi që unë të shndërrohem në një ministër sikur ka qenë Rikallo, ajo nuk mund të realizohet.” – u shpreh ai.

Më pas, zv. kryeministrja Redzepi kërcënoi se Peci mund të përfundonte në gjykatë për fjalët e tij, pas së cilës Peci tregoi ashpërsinë e tij karakterizuese:

“Sa i përket asaj pjesës së kërcënimit me gjykatë, ata mundesh me e bo... nuk i nënshtrohna asnjë lloj kërcënimi...”

Kurti

Me kë ishte kryeministri Albin Kurti në këtë debat të nxehtë?

“Edhe unë mund të them që është e rëndësishme të mbështeten sa më shumë komunitetet joshumicë, komuniteti serb, sidomos në zonat ku kemi qenë më pak të pranishëm,” – e nisi fjalën e tij Kurti, derisa po e shikonte ministrin Rashiq.

“Prandaj, edhe më duket e qëlluar kjo gjë,” – tha Kurti duke e shikuar ministrin Rashiq.

Por, megjithatë kur erdhi puna te votimet, edhe kryeministri Kurti por edhe ministri Rashiq votuan “për” së bashku me Pecin duke e lënë zv. kryeministren Redzepi të vetmuar. Kjo e fundit përveç që nuk votoi “për” nuk votoi as “kundër” e as nuk abstenoi.

Lajme të ngjashme