Profesori serb: Edhe Vuçiq edhe Kurti duhet të jenë të guximshëm dhe të bëjnë “tradhti”
Bojan Pajtiq, profesor serb në Fakultetin Juridik në Novi Sad ka thënë se zgjidhja e mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë kërkon guxim dhe se duhet të ndërmerret një hap që do të dukej si tradhti ndaj elektoratit.
Ai ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bëjë lëshim për themelimin e Asociacionit ndërsa për presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi, duhet që të bëjë lëshime në statusin e Kosovës.
“Ata do të duhet të bien dakord për diçka, ose konflikti do të jetë gjithnjë e më i vështirë”, tha Pajtic, duke shtuar se bota është në një “luftë të ftohtë” dhe se nuk ka më mirëkuptim për “zvarritjen e Vuçiqit.” – ka thënë ai.
“Problemi është se asnjëra nga dy palët nuk ka interes që mosmarrëveshja të përfundojë me një marrëveshje të qëndrueshme, vlerësoi ai dhe tha se veriu i Kosovës i shërben regjimit në Beograd për një sërë aktivitetesh ilegale.” – raporton N1.
