Profesori nga Beogradi: Dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës është shenjë e keqe, tregon pafuqinë e Vuçiqit - NACIONALE

Profesori nga Beogradi: Dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës është shenjë e keqe, tregon pafuqinë e Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit, Çedomir Çupiq, tha se dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës “nuk është hap i mirë, është shenjë e keqe dhe nesër do të mund të hakmerret në mënyra të ndryshme”.

Çupiç për gazetën Novaka thënë se largimi i serbëve nga institucionet tregon pafuqinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo demonstratë tregon pafuqinë e Aleksandër Vuçiqit. “Serbia duhet të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve në Kosovë dhe ata tani do të vuajnë pasojat e mëdha të këtij vendimi”, tha Çupiq.

Ai tha se nuk e di se cili është qëllimi i kësaj.

Gjenerali i NATO-s tashmë ka thënë se ata janë të gatshëm të ndërhyjnë dhe Serbia me të vërtetë nuk ka asnjë shans kundër kësaj force”, tha Çupiq.

Lajme të ngjashme