Profesori amerikan jep një propozim: Veriu të ketë autonomi të plotë, por të mbetet pjesë e territorit të Kosovës
Profesori amerikan në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir ka vazhduar shkrimet e tij pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ku ka dalë edhe me një propozim.
Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të fillojnë bisedat me liderët kosovarë e serbë, për të gjetur një zgjidhje të përhershme.
Ai shkruan se kjo zgjidhje, është që pjesa veriore e Kosovës me shumicë serbe të ketë autonomi të plotë, por të mbetet pjesë integrale e territorit të shtetit kosovar.
“BE dhe SHBA duhet të mendojnë dhe të fillojnë bisedën me Kurtin dhe Vuçiqin për një zgjidhje të përhershme, e cila mund të kërkojë që pjesa veriore e Kosovës me shumicë serbe të ketë autonomi të plotë, por të mbetet pjesë integrale e territorit të Kosovës.” – ka shkruar ai.
The EU & US should think of and start the conversation with Kurti & Vucic on a permanent solution which may well necessitate that the Serb-majority northern part of Kosovo have complete autonomy, but remain an integral part of Kosovo’s territory. #Kosovo #Serbia #Kurti #Vucic
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) December 26, 2022
Veç kësaj Ben-Meir në Twitter, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i vendosur që të minojë pavarësinë e Kosovës.
Ai shtoi se Vuçiq po përdorë komunat ne veri për ta bërë këtë gjë.
“Presidenti Vuçiq i Serbisë është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës dhe ai përdor komunat e veriut të Kosovës të populluara nga serbët, ku ato kanë interesa kontradiktore për të arritur objektivin e tij.”, ka shkruar ai.
Ben-Meir në Tëitter, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i vendosur që të minojë pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se Vuçiq po përdorë komunat ne veri për ta bërë këtë gjë.
“Presidenti Vuçiq i Serbisë është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës dhe ai përdor komunat e veriut të Kosovës të populluara nga serbët, ku ato kanë interesa kontradiktore për të arritur objektivin e tij.”, ka shkruar ai.
Ndërkohë sot janë bërë 17 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit. Deri me tani janë të vendosura nëntë barrikada.
Në anë tjetër, herë pas herë ka edhe sulme ndaj policisë së Kosovës, EULEX e KFOR-it nga bandat kriminale.
Një sulm i tillë u konfirmua mbrëmë nga KFOR-i, të cilët thanë se gjatë patrullimit në Zubin Potok pati të shtëna afër tyre.
Nuk dihet se kur do të largohen barrikadat por ajo që dihet është se SHBA dhe BE kanë kërkuar që ato të largohen menjëherë teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk mund të presin gjatë që KFOR-i t’i largojë pengesat.
President Vucic of Serbia is determined to undermine Kosovo’s independence, and he uses the Serb-populated northern Kosovo municipalities where they have conflicting interests to achieve his objective. #Kosovo #Serbia
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) December 26, 2022
