Profesori amerikan: Marrëveshja për targat u desh të arrihet më herët, pa drama nga Kurti - NACIONALE

Profesori amerikan: Marrëveshja për targat u desh të arrihet më herët, pa drama nga Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori amerikan në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben – Meir, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave duhej arritur kohë më parë, pa dramë nga kryeministri Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Ben-Meir tha se marrëveshja e arritur para një jave, është një hap i rëndësishëm drejt zbutjes së tensionit mes dy vendeve.

Por sipas tij, marrëveshja duhej të kishte rënë dakord më herët, pa bujë e dramë nga ana e Kurtit.

“Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave është padyshim një hap i rëndësishëm drejt zbutjes së tensionit mes dy vendeve. Kjo marrëveshje duhet të ishte rënë dakord shumë më herët pa aq bujë dhe drama nga ana e kryeministrit Kurti.” – tha ai.

Vlen të theksohet se marrëveshja u arrit para një jave, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Palët shumë shpejt mund të shkojnë sërish në Bruksel, për të diskutuar propozimin për marrëveshje finale, të përkrahur edhe nga Franca e Gjermania.

Lajme të ngjashme