Pretendimi i Hazirit: Një ministër paska pasë thënë se veç nëse nja 20 shqiptarë vriten, më kthehet disponimi
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka reaguar pas përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka shkruar se dhuna nga veriu erdhi në Kuvendin e Kosovës.
Haziri ka bërë edhe një pretendim të çuditshëm. Sipas tij, një ministër “paska thënë” se veç nëse vriten 20 shqiptarë, më kthehet disponimi.
“Deri këtu e sollën Republikën: përmes dhunës nga Veriu e në Kuvend!
Kështu i kemi punët e raportet me partnerët, si sot në Qeveri e Kuvend. Ka edhe më keq. Shpresoj të mos ndodhë...Një Ministër paska pas thënë se veç nëse nja 20 shqiptarë vriten, më kthehet disponimi! Në një vend e në një kohë, për këtë, jo që kishte ikur Qeveria, por...” – shkroi Haziri.
Gazeta Nacionale nuk ka arritur të gjejë ndonjë deklaratë të tillë të ndonjë ministri të tanishëm apo të mëparshëm të Qeverisë Kosovës.