Pretendimi i çuditshëm i kryeministrit për “tentativë sulmi” ndaj eskortës së tij: Çka thanë Kurti dhe Lushtaku?
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar të merret kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushataku.
Ai mbrëmë ka hedhur edhe në pretendim të çuditshme, i cili është mohuar në mënyrë të menjëhershme nga i pari i Skenderajt.
Gjatë një interviste për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Kurti ka pretenduar se në fushatën e zgjedhjeve të dhjetorit Lushtaku kishte tentuar që me makinë të godiste eskortën e tij.
Për një pretendim të tillë, Kurti nuk ka ofruar asnjë provë, vetëm ka thënë se makina që tentoi ta godiste makinën e tij ishte veturë zyrtare e Komunës së Skenderajt.
“Nuk është se kam kontakte të PDK-së, mund të kem me ndonjë anëtar të thjeshtë përveç me kryetarin e ri Bedri Hamza. Me datën 31 janar të vitit 2025, u synua pamundësim i tubimit të LVV-së në Skenderaj. Kjo ishte në fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kryetari i Komunës së Skenderajt me veturë zyrtare ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën zyrtare. Aty kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja ime e afërt. A mendoni se ka pasur diçka me dikë prej truprojave të mija, vetëm atëherë do të mund të themi se ka pasur me mua. Më pastaj ka proces policor për këtë por nuk është arrestuar për këtë ndonëse ka pasur tentim për të shkaktuar rrezik”, ka thënë Kurti.
Pretendimi i Kurtit është hedhur poshtë menjëherë nga kryetari i Skenderajt.
Sami Lushatkua ka bërë me dije se pretendimi i Kurtit nuk është i vërtetë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se një gjë të tillë e mohon edhe raporti i Policisë së Kosovës.
“Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka paralajmëruar se do ta padisë kreun e qeverisë po këtë pretendim të rremë.
“Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje. Albin, pas 6 vitesh në pushtet, Kosovës nuk i le asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik. Mjaft më!”, ka shkruar ai.
Raportet e Albin Kurtit me Sami Lushatakun janë acaruar javën e kalua pas një incidenti në Skenderaj, ku është sulmuar fizikisht kryetari i qendrës së VV-së në Skenderaj, Hysni Mehana, i cili se fundi është emëruar nga Kurti edhe si zëvendësministër i Financave.