Pretendime absurde: Miratohet Raporti për procesin e negociatave me Prishtinën nga Kuvendi i Serbisë - NACIONALE

Pretendime absurde: Miratohet Raporti për procesin e negociatave me Prishtinën nga Kuvendi i Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë miratuar sonte “Raportin për procesin e negociatave me institucionet në Prishtinë, nga 1 shtatori 2022 deri më 15 janar 2023”.

Ky raport përpiqet, përmes pretendimeve absurde, të shpërfaq situatën “reale” në terren gjatë tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Aty thuhet se gjatë kësaj kohe ka pasur "përshkallëzimi të krizës, si dhe diskriminimi sistematik e dhunë ndaj serbëve në Kosovë", shkruan mediumi serb "Tanjug".

Për raportin votuan 154 deputetë, kundër 23 dhe nuk pati asnjë abstenim nga gjithsej 186 të pranishëm.

Raporti thekson gjithashtu se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kërkesa që Asociacioni të formohet urgjentisht dhe se Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të fokusohet në mbrojtjen e menjëhershme të sigurisë së popullit serb në Kosovë.

Ky medium po ashtu raporton se "pala serbe do të vazhdojë, përmes politikës së paqes të pjesëmarrjes aktive në procesin e negociatave, t'i mohojë palës prishtinase çdo bazë për ta portretizuar në mënyrë dashakeqe dhe të rreme Serbinë si një faktor jokonstruktiv dhe "përçarës" në rajon."

Lajme të ngjashme