Presion ndaj drejtorit: A u konfirmua sot që Salih Zyba kontrollon një pjesë të AKI-së? - NACIONALE

Presion ndaj drejtorit: A u konfirmua sot që Salih Zyba kontrollon një pjesë të AKI-së?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një raportim i drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, në Komisionin Parlamentar, ka nxjerr në pah një detaj interesant.

Ajo që është raportuar e ka pasur dilema në vazhdimësi, po del se u konfirmua ditën e sotme. Salih Zyba është në mesin e personave që tentojnë të kontrollojnë një pjesë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka tentuar të bëjë presion në drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti. Kështu deklaroi deputetja Ganimete Musliu.

“Duke u bazuar në rregulloren dhe ligjen e Kosovës, bazuar në kompetencat tona ligjore e kemi ftuar në raportim drejtorin e AKI-së që të trajtohen shqetësimet e opinionet, për ndërhyrjen e mundshme të AKI-së në mediat e lira dhe ndërhyrjen e Dejona Mihalit në institucionet e pavarura dhe të rëndësishme të vendit.

“Me kërkesën e deputetëve dhe miratimin e drejtorit Petrit Ajeti patëm një takim bashkëbisedues, por kjo u tentua të pengohet nga deputeti Salih Zyba i cili u kthye në sallë dhe ushtroi presion direkt mbi drejtorin dhe mua si udhëheqëse e Komisionit.” – u shpreh ajo.

Megjithatë, Musliu konfirmoi se nuk do të ketë ndonjë iniciative për hetim.

“Jemi në përfundim të mandatit parlamentar dhe çdo iniciativë e jona për çfarëdo qoftë do të merret me pretekstin se po bëjmë fushatë. Nuk kemi bërë ndonjë kërkesë për hetim, mirëpo kishte dakordim dhe vullnet nga drejtori i AKI-së që ne si komision të shkojmë në AKI dhe të kemi qasje në dokument që e reagojnë ose raporte që garantojnë transparencën dhe ligjshmërinë e vendimeve dhe procedurave.” – tha ajo, transmeton Nacionale.

Gazetari Berat Buzhala në disa video-editoriale, kishte treguar bazuar në burimet e veta se Salih Zyba bashkë me Dejona Mihalin, janë në krye të një pjese të AKI-së.

Kjo u konfirmua indirekt edhe kur Salih Zyba kishte shpërndarë ndër të parët lajmin e rrejshëm të Slobodna Bosnës kundër Nacionales, të cilin e transmetoi edhe RTK-ja. Lajm i cili u bë e ditur se ka rrjedhur nga disa agjentë të AKI-së.

Megjithatë, tendenca për presion sot në sytë e të gjithëve ndaj drejtorit të AKI-së, vetëm sa ka shtuar këto dilema se deputeti Zyba, përfshihet në temat e inteligjencës.

Çka thanë deputetët e VV-së që ikën nga mbledhja?

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, tha se thirrja e kësaj mbledhje për të raportuar drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti është e kundërligjshme.

Madje ai u shpreh se ata nuk e kanë ditur arsyeje e thirrjes së mbledhjes, duke shtuar se këto metoda të përdoruara nga Musliu po e cenojnë dhe denigrojnë pozicionin e Agjencisë.

“Siç e kuptuam nga ajo përpjekje për ta mbajtur atë mbledhje dhe pati tendenca për ta tejkaluar kompetencat e Komisionit tonë, veçanti me cenuar dhe denigruar pozicionin e Agjencisë, këtë rast përmes numrit të vogël të deputetëve që nuk treguan se kush janë thirrësit”.

“Konsiderojmë çdo përpjekje siç edhe po ndodh duke e keqpërdorur kryetarja e Komisionit përpjekjen me dëmtuar ose me qenë cak individi apo vetë drejtori i Agjencisë, për neve janë të papranueshme dhe do të shohim metodat dhe arsyet ligjore përse kryetarja e ka ftuar një mbledhje të parregullt”.

“Kryetarja ka ftuar drejtorin e AKI-së pa e ditur ne si deputetë, çka është pyetja dhe çka është kërkesa." - u shpreh Zyba.

Deputeti tjetër i VV-së, Arbër Rexhaj, tha se mbledhja është thirrur qëllimisht e jashtëzakonshme për të krijuar dramë nga opozita, raporton EO. Ai tutje ka provuar ta mësojë drejtorin e AKI-së se si duhet të vepronte duke thënë se ai qëndroi brenda, por s’ka të drejtë.

“Mbledhja është dashur të thirrur si mbledhje e zakonshme dhe ne do të kishim marrë pjesë në kuptimin siç e bën drejtori i AKI-së. Është thirrur qëllimisht e jashtëzakonshme për të krijuar dramë të cilat në ditët në vazhdim do të shihni e që do të keqpërdoren”.

“Drejtori i AKI qëndroi brenda por nuk ka të drejtë të qëndrojë brenda sepse mbledhje nuk filloi, nuk u votua as rendi i ditës e as procesverbali. Mbledhja nuk ka kuorum, ajo mbledhje është e pavlefshme me kuptimin se nuk ka mekanizëm që të vazhdohet tutje.” - u shpreh Rexhaj.

Lajme të ngjashme