“Presion dhe nënçmim”: Gjoshi thotë se Ministri Krasniqi po u bën presion dy kryetarëve të PDK-së në veri - NACIONALE

“Presion dhe nënçmim”: Gjoshi thotë se Ministri Krasniqi po u bën presion dy kryetarëve të PDK-së në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy kryetarët e rinj nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Zveçan dhe Zubin Potok po përballen me "nënçmim” dhe “presion” nga zyrtarë dhe segmente qeveritare e në veçanti nga Ministria e Administrimit t Pushtetit Lokal, ka thënë zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi. Ky presion, sipas tij, ka të bëjë me kërkesën dhe presionin që Ministri Elbert Krasniqi po u bënë dy kryetarëve për ndërrimin e datës dhe lokacionit për seancën e betimit të tyre si kryetarë.

Këto veprime të këtyre zyrtarve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

I bëjmë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne. Mbi të gjitha, kërkojmë urgjentisht që ky presion, krejt i panevojshëm dhe jashtë çdo norme etike, të ndalet menjëherë”.

Reagimi i plotë i Gjoshit:

Ka disa ditë që dy Kryetarët e Komunave nga radhët e PDK-së, të cilët kanë fituar në Zveçan dhe në Zubin Potok, po përballen me presion dhe nënçmim nga zyrtarë e segmente të Qeverisë, posaçërisht nga MAPL.

Të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, Ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

Këto veprime të këtyre zyrtarve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna.

I bëjmë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne. Mbi të gjitha, kërkojmë urgjentisht që ky presion, krejt i panevojshëm dhe jashtë çdo norme etike, të ndalet menjëherë.

Dy Kryetarët nga radhët e PDK-së, të votuar për të udhëhequr komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë të përkushtuar për të punuar në të mirë qytetarëve, pa dallim. Prandaj, çdo komunikim me ta, i ftojmë Qeverinë që ta bëjnë zyrtarisht dhe bashkëpunimi, sipas ligjit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Lajme të ngjashme