Presidentja sllovene: Në tetor do të shkoj në Prishtinë, duam dialog jo konflikte
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pric Musar, ka deklaruar se Pirhstina dhe Beogradi duhet t’i vazhdojnë bisedimet.
Pas një takimit që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “Kosovo-Online” raporton se ajo ka deklaruar që të dyja palët duhet të t’i redikutojnë konfliktet dhe provokimet.
“Sa i përket Kosovës, unë dhe presidenti i Serbisë kemi kaluar shumë kohë duke folur, dhe në fund, jemi pajtuar që është e nevojshme që të respektohen marrëveshjet dhe të fuqizohet dialogu…” – u shpreh ajo.
Tutje, presientja sllovene ka bërë të ditur se në tetor do të udhëtojë për në Prishtinë.
“Në tetor do të udhëtoj për në Prishtinë, pozicioni i BE-së dhe Sllovenisë është i qartë – dialog, dialog, ne nuk duam më shumë konflikte në tterritorin e Ballkanit Perëndimor.” – ka thënë ajo.