Presidentja Osmani uron për Krishtlindjet Ortodokse
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka uruar qytetarët e komunitetit ortodoksë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dëshiron që të shpreh urimet më të ngrohta për të gjithë ata që i kremtojnë Krishtlindjet ortodokse.
“Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo”, ka shkruar ajo.